Ndahet nga jeta zyrtari i Gjykatës Themelore në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Prizren, ku është ndarë nga jeta një zyrtar i Gjykatës Themelore, mëson Gazeta.

Viktima është Trimor Olloni, punonjës i Gjykatës Themelore në Prizren, i cili është dërguar pa shenja jete në Emergjencë.

Sipas informacioneve, rreth orës 15:00 është pranuar njoftimi se Olloni ishte dërguar në Emergjencë, por mjekët kanë konstatuar se ai kishte ndërruar jetë. Në vend kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit përkatës, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Nga raporti fillestar mjekësor dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak, megjithatë, për sqarimin e plotë të rrethanave, me urdhër të Prokurorit Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Rasti mbetet nën hetime, ndërsa Sinjali do të ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë. Kërkesa e Policisë së Kosovës: Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar Njësiti i Hetimeve të stacionit…

    “Do të jepni llogari para Zotit”- Imami i xhamisë në Gaçkë të Ferizajt habitet pasi i erdhi rryma rreth 700 euro

    Ankesat për çmime të fryra të faturave të energjisë janë shpeshtuar, sidomos në sezonin e dimrit. Një ankesë të tillë e ka pasur edhe imami Ardian Sejdiu, i cili është imam i xhamisë “Koha” në Gaçkë të Ferizajt, i cili…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *