Kryetarlamentari iranian paralajmëron ShBA-në: Nëse ndërhyni, do të shihni si do të shkatërrohen të gjitha asetet tuaja në rajon

Kryetari i Parlamentit të Iranit ka lëshuar një paralajmërim të ashpër, duke thënë se bazat ushtarake amerikane, anijet dhe personeli i SHBA-së në Lindjen e Mesme mund të bëhen objektiv në rast të ndonjë ndërhyrjeje ushtarake nga Washingtoni, shkruan BBC.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur idenë e një ndërhyrjeje amerikane në Iran, duke deklaruar gjatë natës: “Ushtria po e shqyrton këtë dhe ne po shohim disa opsione shumë të forta.”

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt presidentit amerikan në një tubim pro-qeveritar të organizuar nga shteti në Teheran, Mohammad Baqer Qalibaf paralajmëroi: “Ejani dhe shihni se si do të shkatërrohen të gjitha asetet tuaja në rajon… çfarë do t’i ndodhë bazave amerikane, anijeve amerikane dhe forcave amerikane.

Ai theksoi se pasojat e çdo ndërhyrjeje amerikane do të ishin të rënda dhe se rajoni do të “përfshihej nga flakët”, duke e cilësuar Trumpin si “të shkëputur nga realiteti” dhe duke e paralajmëruar që të mos u besojë asaj që ai i quajti informacione të rreme dhe mashtruese të inteligjencës.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë. Kërkesa e Policisë së Kosovës: Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar Njësiti i Hetimeve të stacionit…

    “Do të jepni llogari para Zotit”- Imami i xhamisë në Gaçkë të Ferizajt habitet pasi i erdhi rryma rreth 700 euro

    Ankesat për çmime të fryra të faturave të energjisë janë shpeshtuar, sidomos në sezonin e dimrit. Një ankesë të tillë e ka pasur edhe imami Ardian Sejdiu, i cili është imam i xhamisë “Koha” në Gaçkë të Ferizajt, i cili…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *