Durmishi mbikëqyr punimet e sanimit emergjent në “Ibrahim Rugova” pas rrëshqitjes së shkaktuar nga reshjet e shiut

Ushtruesi i detyrës së Ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka mbikëqyrur punimet e sanimit emergjent dhe të përkohshëm të rrëshqitjes së shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Durmishi ka deklaruar se ndërhyrja është realizuar me shpejtësi, me qëllim që autostrada të mos bllokohej në asnjë moment dhe qarkullimi të zhvillohej sa më i lehtë dhe i sigurt.

“Po ashtu, jemi në fazën finale të nënshkrimit të kontratave për sanimin e plotë dhe të përhershëm të të gjitha rrëshqitjeve në autostradën “Ibrahim Rugova””, ka shkruar Durmishi, teksa ka ndarë edhe fotografi.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë. Kërkesa e Policisë së Kosovës: Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar Njësiti i Hetimeve të stacionit…

    “Do të jepni llogari para Zotit”- Imami i xhamisë në Gaçkë të Ferizajt habitet pasi i erdhi rryma rreth 700 euro

    Ankesat për çmime të fryra të faturave të energjisë janë shpeshtuar, sidomos në sezonin e dimrit. Një ankesë të tillë e ka pasur edhe imami Ardian Sejdiu, i cili është imam i xhamisë “Koha” në Gaçkë të Ferizajt, i cili…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *