Investigime Kosovë Kronikë Policore Lajme

Plagosja e biznesmenit në Pejë, çfarë dihet deri tani për rastin

Të dielën e 11 janarit rreth orës 10:00, biznesmeni nga Peja, Jeton Buquku u plagos nga disa persona ende të paidentifikuar në rrugën “Adem Jashari”, shkruan KFVA.

Policia fillimisht për Gazetën Online Reporteri.net tha se i plagosuri menjëherë ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës, por për shkak të plagëve të marra ishte dërguar në QKUK.

Siç raportohet në media, gjendja e tij është stabil dhe ditët në vijim pritet t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjik.

“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri, Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, personi i plagosur është dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve dërgohet në QKUK në Prishtinë”, thanë nga Policia në Pejë për Reporteri.net.

Për rastin u deklaruan edhe nga Prokuroria e Pejës.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi tha për Reporteri.net se po punohet në identifikimin e të dyshuarve.

“Prokurori i Krimeve të Rënda ka dal në vendin e ngjarjes bashkë edhe me policinë dhe njësite tjera relevante dhe po punohet intensivisht për ndërmarrjen e veprimeve hetimore për identifikimin e personave të dyshuar”, tha Nikçi.