Pas Venezuelës, Trump paralajmëron Kubën: Bëni marrëveshje me ShBA-në para se të jetë shumë vonë

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka deklaruar në “Truth Social” se Kuba për shumë vite ka jetuar nga sasi të mëdha nafte dhe parash që vinin nga Venezuela, por kjo tashmë ai thotë se ka marrë fund, përcjell KFVA.

Ai ka paralajmëruar Kubën që të bëjnë një marrëveshje me ShBA-në, para se të jetë shumë vonë.

Postimi i plotë:

Kuba ka jetuar për shumë vite nga sasi të mëdha nafte dhe parash që vinin nga Venezuela. Në këmbim, Kuba ofronte të ashtuquajtura “shërbime sigurie” për dy diktatorët e fundit të Venezuelës. Por kjo ka marrë fund – JO MË!

Shumica e këtyre kubanëve kanë humbur jetën gjatë sulmit amerikan të javës së kaluar, dhe Venezuela nuk ka më nevojë për mbrojtje nga banditët dhe shantazhuesit që e mbajtën peng për kaq shumë vite.

Venezuela tani ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ushtrinë më të fuqishme në botë (pa asnjë krahasim), për ta mbrojtur. Dhe ne do ta mbrojmë atë.

Nuk do të ketë më naftë apo para që shkojnë drejt Kubës – ZERO!

I sugjeroj fuqishëm që të arrijnë një marrëveshje, PËRPARA SE TË JETË VONË.

  • Shkrime të ngjashme

    Hoti paralajmëron dorëheqje nga organet e LDK-së: Partisë i nevojitet lidership i ri

    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka paralajmëruar dorëheqjen nga organet e partisë, duke theksuar ka thënë se pas rezultatit të dobët më 28 dhjetor LDK-së i nevojitet lidership i ri. Ai ka thënë se më 2021, LDK…

    Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas takimit me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka shprehur mirënjohje ndaj Shqipërisë për, siç tha ai, mbështetjen ndaj vendit të tij që nga fillimi i luftës. Spiropali po…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *