Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se një pjesë e aksit rrugor Ferizaj–Gjilan, konkretisht segmenti në fshatin Sojevë, është mbyllur për qarkullim.
Sipas tij, rrugët e tjera në rajonin e Ferizajt mbeten të kalueshme. Veseli ka rekomanduar që drejtuesit e automjeteve të përdorin rrugën alternative Ferizaj–Mirosal–Gjilan dhe anasjelltas.
Ai ka sqaruar se në përgjithësi rrugët në rajonin e Ferizajt, përfshirë Ferizajn, Kaçanikun, Shtimen, Shtërpcën dhe Hanin e Elezit, janë kryesisht të hapura për qarkullim.
Megjithatë, aksi Ferizaj–Gjilan në segmentin e fshatit Sojevë mbetet i bllokuar për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë.
“Rrugët në rajonin e Ferizajt, përfshirë qytetet Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë kryesisht të kalueshme për qarkullim. Përjashtim bën aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, në segmentin tek fshati Sojev, i cili për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë mbetet i mbyllur për qarkullim. Të gjitha automjetet që udhëtojnë në këtë drejtim udhëzohen të shfrytëzojnë rrugën alternative: Ferizaj–Mirosal–Gjilan dhe anasjelltas”, tha ai






