Kosovë Kronikë Policore Lajme

Klikoi në linkun për “përditësim të të dhënave”, gruas në Prishtinë i zhduken paratë nga dy llogari bankare

Një grua ka njoftuar policinë se ka rënë viktimë e mashtrimit, pasi ka pranuar një mesazh ku i kërkohej përditësimi i të dhënave bankare.

Pas klikimit të linkut dhe përditësimit të të dhënave, nga kartela e saj personale janë marrë para, ndërsa nga kartela e kompanisë janë tërhequr mijëra euro.

Rasti po hetohet.

Njoftimi:

LËSHIMI I ÇEQEVE PA MBULESË OSE TË RREMË DHE KEQPËRDORIMI I KARTELAVE TË BANKËS APO TË KREDITIT

Prishtinë / 10.01.2026 – 20:01. Ankuesja f/k ka njoftuar policinë se në telefonin e saj ka pranuar një mesazh në të cilin kërkohej që ti përditësonte të dhënat bankare përndryshe nuk do të mund të përdorte llogaritë e saj. Ankuesja ka klikuar në linkun që e kishte pranuar në mesazh dhe kishte përditësuar të dhënat. Pas pak minutash ankuesja është njoftuar se nga kartela e saj bankare janë marrë para (€uro) si dhe nga kartela e firmës janë marrë (mijëra euro). Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.