Agim Veliu kërkon dorëheqje dhe zgjedhje në LDK: Nuk është dobësi, por pjekuri politike

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit për LDK-në s’mund të anashkalohet dhe duhet reflektim e përgjegjësi politike.

Sipas tij, dorëheqje nuk është dobësi por pjekuri politike.

Në reagimin e tij në Facebook, Veliu thotë se LDK-së i duhen fitues në ekipin e saj, e jo kandidat të përhershëm.

Postimi i plotë:

Të dashur anëtarë, simpatizantë dhe qytetarë,

Rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit për Lidhjen Demokratike të Kosovës është një sinjal i qartë që nuk mund dhe nuk duhet të anashkalohet.

Ky është një mesazh nga qytetarët dhe mesazhe të tilla kërkojnë reflektim të thellë dhe përgjegjësi politike.
Si kontribues i LDK-së, ndjej obligim moral dhe politik të them se humbjet e rënda nuk mund të relativizohen, as të kalohen me heshtje.

Në demokraci, përgjegjësia është parakusht për besim, ndërsa dorëheqja nuk është dobësi, por akt force dhe pjekurie politike.

Prandaj: dera është e hapur!

LDK, sot nuk ka nevojë për justifikime (në studio televizive), por për:
• analizë të menjëhershme të shkaqeve të humbjes,
• hapje të brendshme dhe demokraci funksionale,
• dhe për një proces të ri zgjedhor në të gjitha nivelet që i jep shpresë anëtarësisë dhe elektoratit.

Vetëm duke hapur rrugë për ndryshim mund ta rikthejmë besimin e humbur dhe të përgatitemi për sfidat e ardhshme.
Koha kërkon vendime të guximshme, jo mbrojtje asaj që nuk mbrohet, jo mbajtje të status quo-së.

LDK-së i duhen fitues në ekipin e saj, e jo kandidat të përhershëm!
Zoti e bekoftë LDK-në.

  • Shkrime të ngjashme

    Hoti paralajmëron dorëheqje nga organet e LDK-së: Partisë i nevojitet lidership i ri

    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka paralajmëruar dorëheqjen nga organet e partisë, duke theksuar ka thënë se pas rezultatit të dobët më 28 dhjetor LDK-së i nevojitet lidership i ri. Ai ka thënë se më 2021, LDK…

    Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas takimit me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka shprehur mirënjohje ndaj Shqipërisë për, siç tha ai, mbështetjen ndaj vendit të tij që nga fillimi i luftës. Spiropali po…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *