Vështirësohet qarkullimi në disa rrugë në Komunën e Malishevës

Si pasojë e reshjeve të mëdha gjatë orëve të fundit, në disa rrugë në territorin e Komunës së Malishevës ka vështirësi në qarkullim, mirëpo situata e përgjithshme mbetet e menaxhueshme, njofton kjo komunë.

Në njoftim thuhet se ekipet e Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, Policia e Kosovës, si dhe ekipet komunale, janë në gatishmëri të plotë dhe në shërbim të qytetarëve.

Në disa pjesë, lumi Mirusha ka dalë nga shtrati për shkak të prurjeve të mëdha të ujërave.

Si rezultat i prezencës së ujit në rrugë, aktualisht me vështirësi të kalueshme janë: rruga “Hamdi Berisha” në Malishevë, transiti afër lagjes Hoti, rruga Malishevë-Banjë, rruga Mirushë-Gurbardh, rruga Lubizhdë-Turjakë, ura në Lubizhdë, një urë në një lagje të fshatit Damanek, si dhe rruga për në fshatin Panorc, ku në dy segmente ka prezencë të ujit.

Komuna tutje thotë se furnizimi me energji elektrike po realizohet me reduktime në disa pjesë të qytetit, ndërsa furnizimi me ujë është i rregullt, por uji nuk është i përdorshëm për momentin, për shkak të ndotjes nga vërshimet e ditëve të kaluara.

‘Ekipet përkatëse janë në terren dhe po punojnë për sanimin e këtyre vështirësive. Luten qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative për lëvizje, të mos tentojnë të përdorin rrugët e lartcekura dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur nga Policia e Kosovës për ndalim të qarkullimit”, thuhet në njoftim. 

  • Shkrime të ngjashme

    Hoti paralajmëron dorëheqje nga organet e LDK-së: Partisë i nevojitet lidership i ri

    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka paralajmëruar dorëheqjen nga organet e partisë, duke theksuar ka thënë se pas rezultatit të dobët më 28 dhjetor LDK-së i nevojitet lidership i ri. Ai ka thënë se më 2021, LDK…

    Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas takimit me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka shprehur mirënjohje ndaj Shqipërisë për, siç tha ai, mbështetjen ndaj vendit të tij që nga fillimi i luftës. Spiropali po…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *