Siç ishte njoftuar, Ervin Salianji ka zhvilluar takimin e tij në Korçë me elektoratin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, pavarësisht se kreu i saj nuk i kishte dhënë legjitimitetin e bekimin këtij tubimi.
Pavarësisht se strukturave iu ishte bërë presion për të mos qenë pjesëmarrës, siç raportoi media shqiptare gazeta TemA-s, me sa duket, demokratët duan të dëgjojnë diçka të re përtej retorikës së Berishës
Kujtojmë se Berisha dhe Noka janë shprehur se Ervin Salianji ka kaluar vijat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike.
Ky takim i Salianjit në Korçë, vjen pas takimeve të Gjirokastrës, Shkodrës, Durrësit dhe Elbasanit.
