Rrëshqitje dheu në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, Durmishi thotë se ekipet janë në terren

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar se ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe borës, janë shkaktuar disa vërshime të cilat kanë prodhuar probleme në disa rrugë të Kosovës.

Ai ka njoftuar se në autostradën “Ibrahim Rugova” ka rrëshqitje të dheut, dhe se po punohet për sanim sa më të shpejtë, në mënyrë që qarkullimi të zhvillohet normalisht.

Ndërsa, ka shtuar se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka grumbullim të ujit si pasojë e kyçjeve ilegale në kanalet atmosferike, për çka është bllokuar qarkullimi, por që po punohet që qarkullimi të kthehet gjatë ditës, shkruan KFVA.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,

Ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe borës, janë shkaktuar disa vërshime të cilat kanë prodhuar probleme në disa rrugë të Kosovës.

Në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka grumbullim të ujit si pasojë e kyçjeve ilegale në kanalet atmosferike, për çka është bllokuar qarkullimi.

Ekipet tona janë në terren duke punuar në shkarkimin e ujit dhe rruga pritet të hapet për qarkullim brenda ditës.

Te nënkalimi në Mazgit, në drejtim të autostradës, ka grumbullim të ujit si pasojë e bllokimit të kanalit atmosferik. Po punohet intensivisht në zhbllokimin e rrugës.

Po ashtu, në autostradën “Ibrahim Rugova” ka rrëshqitje të dheut. Në këto momente po punohet për sanim sa më të shpejtë, në mënyrë që qarkullimi të zhvillohet normalisht.

Në Sllatinë, në rrugën Fushë Kosovë – Gjurgjicë, gjithashtu ka grumbullim të ujit në rrugë. Ekipet tona janë duke ndërhyrë në sanimin emergjent dhe shumë shpejt pritet rikthimi i qarkullimit normal.
Në rrugën Zhur–Dragash kemi lëvizje të trupit të rrugës. Është vendosur sinjalizimi përkatës dhe aktualisht qarkullimi zhvillohet në një shirit.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve deri në sanimin e plotë të këtyre problemeve dhe, nëse është e mundur, të evitohet qarkullimi i panevojshëm në këto pika.

  • Shkrime të ngjashme

    Hoti paralajmëron dorëheqje nga organet e LDK-së: Partisë i nevojitet lidership i ri

    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka paralajmëruar dorëheqjen nga organet e partisë, duke theksuar ka thënë se pas rezultatit të dobët më 28 dhjetor LDK-së i nevojitet lidership i ri. Ai ka thënë se më 2021, LDK…

    Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas takimit me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka shprehur mirënjohje ndaj Shqipërisë për, siç tha ai, mbështetjen ndaj vendit të tij që nga fillimi i luftës. Spiropali po…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *