Lajme Sport

Pique del me ‘kaci’ në fushë, inkurajon tifozët e klubit të tij që të heqin borën të zhvillohet ndeshja e Kupës së Mbretit

Legjenda e Barcelonës, Gerard Pique ka publikuar një video interesante.

Ai shihet në Andorrë, në fushën e klubit FC Andorra e cila është mbuluar tërësisht nga bora.

Pique i i inkurajon qytetarët që të mblidhen e të heqin borën, në mënyrë që të heqin borën për ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Cultural Leonesas.

Pique, kujtojmë se është pronar i FC Andorrës, klub të cilin e udhëheq nga dhjetori i vitit 2018.

Ndeshja zhvillohet sonte në orën 18:30.