Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se pas rënies së nivelit të turbullirës në kanalin Ibër–Lepenc, ka filluar procesi i trajtimit të ujit në impiantin e Bivolakut.
“Pas rënies së nivelit të turbullirës në kanalin Ibër–Lepenc, ka filluar procesi i trajtimit të ujit në Bivolak. Po ashtu, gjatë ditës pritet të nisë trajtimi i ujit edhe në ITU në Drenas. Sipas vlerësimeve, furnizimi me ujë të pijshëm do të fillojë gjatë ditës, ndërsa pritet të stabilizohet në orët e mbrëmjes”.
