Gjykata për të arrestuarit në rastin e BKS-së: Mbajtja në arrest, konform ligjit

Gjykata Themelore në Prizren ka reaguar pas pretendimeve të avokatëve mbrojtës se të arrestuarit në skandalin e Byronës Kosovare të Sigurimeve (BKS) po mbahen jashtëligjshëm në paraburgim, duke theksuar se veprimet e saj janë kryer plotësisht në përputhje me dispozitat ligjore.

Gjykata përmes një njoftimi ka sqaruar se pas përfundimit të seancës dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj 39 të pandehurve, gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar në procesverbal se të dyshuarit do të kthehen në qendrat e ndalimit, në pritje të vendimit lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Sipas Gjykatës, seanca dëgjimore është mbajtur brenda afatit ligjor prej 48 orësh nga arrestimi, ashtu siç parashihet me nenin 162, paragrafi 8 i Kodit të Procedurës Penale. Ky nen parasheh se, në pritje të vendimit të gjykatës, i pandehuri mund të mbahet nën ndalim, çka, sipas Gjykatës, është zbatuar edhe në këtë rast.

“Vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake është marrë konform dispozitave ligjore dhe është evidentuar në procesverbal në përfundim të seancës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Tutje, Gjykata ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, pasi të përpilohet vendimi i plotë në formë të shkruar, publiku dhe mediat do të njoftohen zyrtarisht për vendimin, ndërsa palët në procedurë do ta pranojnë atë përmes dorëzimit fizik dhe adresave elektronike. /Reporteri.net/.

  • Shkrime të ngjashme

    Hoti paralajmëron dorëheqje nga organet e LDK-së: Partisë i nevojitet lidership i ri

    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka paralajmëruar dorëheqjen nga organet e partisë, duke theksuar ka thënë se pas rezultatit të dobët më 28 dhjetor LDK-së i nevojitet lidership i ri. Ai ka thënë se më 2021, LDK…

    Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas takimit me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka shprehur mirënjohje ndaj Shqipërisë për, siç tha ai, mbështetjen ndaj vendit të tij që nga fillimi i luftës. Spiropali po…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *