Zjarri në fabrikën e “Comodita” në Gjakovë, Sveçla: Mbetet të bëhet përcaktimi i saktë i shkakut

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me vërshimet që ditëve të fundit përfshinë disa komuna në Kosovë. Por, përpos kësaj Sveçla përmendi se zjarrfikësit janë ballafaquar edhe me zjarre të përmasave të ndryshme.

Ai këtu përmendi zjarrin që përfshiu fabrikën e Comoditës mbrëmë në Gjakovë.

Sveçla tha se falë angazhimit të zjarrfikësve nga gjashtë komuna të tjera, përveç atyre të Gjakovës, zjarri është arritur të lokalizohet me sukses. Ai teksoi se tashmë mbetet që ekipet profesionale të AME-së të hetojnë dhe të përcaktojnë me saktësi shkakun e këtij zjarri.

“Shfrytëzoj rastin të falënderoj secilin pjesëtar të AME-së, secilin zjarrfikës dhe anëtar të ekipeve të kërkim-shpëtimit, secilin pjesëtar të FSK-së, institucionet lokale, si dhe secilin qytetar për angazhimin dhe solidaritetin e treguar këto ditë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Gjatë ditëve të fundit, vendi ynë është ballafaquar me vërshime në disa komuna. Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave është mobilizuar me kapacitetet e saj maksimale për ta tejkaluar këtë situatë sa më shpejt dhe sa më lehtë.

Përveç vërshimeve, zjarrfikësit janë ballafaquar edhe me zjarre të përmasave të ndryshme. Një ndër to ishte edhe zjarri në fabrikën e dyshekëve në Gjakovë. Falë angazhimit të zjarrfikësve nga gjashtë komuna shtesë, përveç atyre të Gjakovës, si dhe përkushtimit dhe angazhimit të tyre vetëmohues, zjarri u lokalizua. Tashmë mbetet që ekipet profesionale të AME-së të përcaktojnë saktë shkakun e këtij zjarri, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.

Shfrytëzoj rastin të falënderoj secilin pjesëtar të AME-së, secilin zjarrfikës dhe anëtar të ekipeve të kërkim-shpëtimit, secilin pjesëtar të FSK-së, institucionet lokale, si dhe secilin qytetar për angazhimin dhe solidaritetin e treguar këto ditë, në ndihmë të të prekurve dhe në minimizimin e dëmeve nga këto fatkeqësi.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *