Vikendi i ndryshimeve: Borë dhe shi bashkë

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe bore.

Sipas njoftimit për media, të shtunën, fillimisht priten riga shiu, të cilat gradualisht, si pasojë e rënies së temperaturave, do të shndërrohen në reshje bore, veçanërisht në zonat më të larta.

Të dielen të dy vlerat ekstreme të temperaturave mbeten në vlera negative.

“Kujdes ngasësit e mjeteve motorike gjatë qarkullimit nëpër rrugë, pasi ngricat janë evidente gjatë gjithë kohës.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 dhe -1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës ndërmjet 0 dhe 5 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 12\m/s”, thuhet në njoftim.

Si pasojë e reshjeve, IHMK bënë apel ndaj komunave dhe agjencive përgjegjëse që të jenë vigjilente, veçanërisht në zonat me infrastrukturë të dobët dhe në vendbanimet përreth rrjedhave lumore, pasi lokalisht mund të paraqiten vështirësi në komuna qarkullimin normal të ujërave dhe në komunikacion.

“Java e ardhshme parashihet të karakterizohet nga mot më i ftohtë, me rënie të mëtejshme të temperaturave dhe paraqitje të acarit”.

  • Shkrime të ngjashme

    Hoti paralajmëron dorëheqje nga organet e LDK-së: Partisë i nevojitet lidership i ri

    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka paralajmëruar dorëheqjen nga organet e partisë, duke theksuar ka thënë se pas rezultatit të dobët më 28 dhjetor LDK-së i nevojitet lidership i ri. Ai ka thënë se më 2021, LDK…

    Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas takimit me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka shprehur mirënjohje ndaj Shqipërisë për, siç tha ai, mbështetjen ndaj vendit të tij që nga fillimi i luftës. Spiropali po…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *