Gjykata Kushtetues i ka anuluar të premten vendimet e Kuvendit, të cilat janë marrë më 5 dhjetor të vitit 2024 dhe me të cilat janë miratuar 13 ligje, përfshirë ai për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Vetëm tri ligjet mbetën në fuqi.
Këto ligje në Kushtetuese i kishte dërguar për vlerësim të kushtetutshmërisë Partia Demokratike e Kosovës.
Ligjet që mbetën në fuqi:
- Ligji Nr. 08/L-304 për Bankat
- Ligji Nr. 07/L-279 për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut
- Ligji Nr. 08/L-291 për Gjykatën Administrative
Ligjet që u shfuqizuan:
- Ligji Nr. 08/L-328 për Shërbimet e Pagesave
- Ligji Nr. 08/L-326 kundër dukurive negative në sport
- Ligji Nr. 08/L-333 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit
- Ligji Nr. 08/L-300 për provimin e maturës shtetërore
- Ligji Nr. 08/L-315 për Banim Social dhe të Përballueshëm
- Ligji Nr. 08/L-321 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim
- Ligji Nr. 08/L-320 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
- Ligji Nr. 08/L-323 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-168 për Prokurorinë Speciale
- Ligji Nr. 08/L-325 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore
- Ligji Nr. 08/L-324 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore
- Ligji Nr. 08/L-330 për Inspektoratin Qendror të mjedisit, ujërave, natyrës, ndërtimit si dhe mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore
- Ligji Nr. 08/L-334 për Lojërat Mesdhetare
- Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.






