Policia e Kosovës ka nisur hetimet mbi vdekjen e një gruaje në Rahovec.
Sipas Policisë, viktima ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare pasi ishte alivanosur, ku është konstatuar se është pa shenja jete, shkruan KFVA.
“HETIM I VDEKJES – Rahovec / 08.01.2026-13:25. Viktima femer kosovare, të cilës i kishte rënë të fikët pasi është dërguar në QKMF-Rahovec, është konstatuar se është pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.






