Trump anulon “valën e dytë të sulmeve” mbi Venezuelën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se ka anuluar një valë të dytë sulmesh ndaj Venezuelës për shkak të bashkëpunimit të saj me ShBA’në, përcjell KFVA.

Lajmin e kumtoi përmes një postimi në rrjetin social Truth, teksa lavdëroi veprimet e qeverisë në detyrë të Venezuelës.

Por, ka theksuar se të gjitha anijet do të qëndrojnë në vend për shkaqe sigurie.

“Venezuela po liron një numër të madh të burgosurish politikë në shenjë të ‘Kërkimit të Paqes’. Ky është një gjest shumë i rëndësishëm dhe i mençur”, ka shkruar Trump.

Ka shtuar se tani dy vendet po punojnë shumë mirë bashkë.

“Për shkak të këtij bashkëpunimi, kam anuluar një valë të dytë sulmesh që pritej, që duket se nuk do të jenë të nevojshme, megjithatë të gjitha anijet do të qëndrojnë në vend për shkaqe sigurie”, ka shkruar ai.

Ndryshe, në një operacion ushtarak, ShBA’të kapën Presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduron dhe gruan e tij.

Të dy kanë dalë para gjykatës në New York, ku janë deklaruar të pafajshëm.

Seanca e radhës ndaj tyre është caktuar në fund të marsit.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *