Situatë e rënduar në Gramsh, moti i keq izolon disa fshatra

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar një situatë të rënduar në njësinë administrative Kukur, në bashkinë Gramsh, duke bllokuar rrugët dhe izoluar disa fshatra.

Sipas të dhënave nga zona, pesë fshatra janë aktualisht të pakalueshme, ndërsa problematika më e theksuar paraqitet në fshatin Rovjë, ku trashësia e dëborës ka arritur deri në 70 centimetra, duke pamundësuar qarkullimin e mjeteve, raporton EuronewsAlbania, transmeton Periskopi.

Prej më shumë se 24 orësh, nëntë fshatra të kësaj njësie kanë mbetur pa energji elektrike. Si pasojë e bllokimit të rrugëve dhe kushteve të vështira atmosferike, është pezulluar edhe procesi mësimor në gjashtë shkolla të zonës.

Banorët raportojnë se as mjetet e transportit publik nuk kanë mundur të qarkullojnë, duke e lënë komunitetin tërësisht të izoluar dhe duke vështirësuar furnizimin me ushqime dhe shërbime bazë. Nga fshati Rovjë, banorët i bëjnë thirrje autoriteteve për ndërhyrje urgjente në hapjen e rrugëve dhe rikthimin e shërbimeve, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për masa konkrete nga institucionet përgjegjëse.

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *