“Shkaktuan dëm në vlerë prej 1 milion eurosh”:Prokuroria kërkon paraburgim për ish-drejtorin e BKS-së, Sami Mazreku

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se më 8 janar 2026, në Departamentin e Përgjithshëm -Divizioni Penal, ka pranuar nga Prokuroria Themelore në Prizren kërkesën për caktimin e masave të sigurisë ndaj 39 të pandehurve, të dyshuar për përfshirje në rastin e Byrosë Kosovare të Sigurimit, për të cilin një ditë më parë është zhvilluar aksion nga Prokuroria.

Sipas njoftimit, për katër të pandehurit, Sami Mazreku, Valon Berisha, F.S. dhe Y.Ç., është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit, ndërsa për 35 të pandehurit e tjerë, është kërkuar caktim i masës, paraqitja në stacion policor dhe ndalimi për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, ka caktuar seancën dëgjimore në ora 16:00. Pas përfundimit të seancës dëgjimore, Zyra për Informim dhe Komunikim me media, do tënjofton publikun dhe mediat me vendimit e Gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    Hoti paralajmëron dorëheqje nga organet e LDK-së: Partisë i nevojitet lidership i ri

    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka paralajmëruar dorëheqjen nga organet e partisë, duke theksuar ka thënë se pas rezultatit të dobët më 28 dhjetor LDK-së i nevojitet lidership i ri. Ai ka thënë se më 2021, LDK…

    Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas takimit me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka shprehur mirënjohje ndaj Shqipërisë për, siç tha ai, mbështetjen ndaj vendit të tij që nga fillimi i luftës. Spiropali po…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *