Presidenti kroat: Franca na dha aeroplanë të përdorur e Serbisë i shiti të rinj

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka kritikuar ashpër vendimet e qeverisë kroate për blerjen e pajisjeve ushtarake nga jashtë, duke veçuar diferencën mes trajtimit të Kroacisë dhe Serbisë nga Franca.

Sipas Milanoviq, Franca i ka dhënë Kroacisë avionë të përdorur, ndërsa Serbisë i ka shitur avionë të rinj, çka e detyron tani Kroacinë të blejë pajisje të reja, shkruan index.hr.

“Kjo është aleancë, partneritet? Kështu nuk bëhet,” deklaroi ai  duke kritikuar mënyrën se si po menaxhohet blerja e avionëve luftarakë Rafale.

Ai theksoi se kjo situatë është pjesë e një problemi më të gjerë, ku qeveria po pengon projekte strategjike, ndërsa ndihma për Ukrainën po merr prioritet mbi investimet e brendshme të sigurisë ushtarake.

“15 milionë euro për Ukrainën, një miliard e gjysmë Francës, një miliard Gjermanisë, disa nga buxheti, disa nga ndihma evropiane,” tha Milanoviq, duke iu referuar blerjes së avionëve luftarakë francezë Rafale dhe tankeve gjermane Leopard.

Duke kritikuar blerjen e tankeve gjermane, Milanović tha se “Lituania ka arritur që të prodhojë pjesët e tyre, ndërsa Kroacia, e cila ka traditë në këtë prodhim, nuk bën asgjë.”

  • Shkrime të ngjashme

    Hoti paralajmëron dorëheqje nga organet e LDK-së: Partisë i nevojitet lidership i ri

    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka paralajmëruar dorëheqjen nga organet e partisë, duke theksuar ka thënë se pas rezultatit të dobët më 28 dhjetor LDK-së i nevojitet lidership i ri. Ai ka thënë se më 2021, LDK…

    Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas takimit me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka shprehur mirënjohje ndaj Shqipërisë për, siç tha ai, mbështetjen ndaj vendit të tij që nga fillimi i luftës. Spiropali po…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *