Numërohen të gjitha votat me postë, KQZ drejt shpalljes së rezultatit final

Në Qendrën e Numërimit të Votave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka përfunduar i votave të fundit me postë.

Sipas përditësimit të fundit , Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm.

Vetëvendosje ka siguruar 72.68 për qind të votave, apo 33,556 vota. Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 9.99 për qind, përkatësisht 4,611 vota.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 9.22 për qind të votave, apo 4,259 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 3.90 për qind, me gjithsej 1,801 vota.

Numërimi i këtyre fletëvotiimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Me përmbylljen e këtij procesi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka thënë është i gatshëm të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Megjithatë, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike kanë të drejtë të paraqesin ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) brenda 48 orëve nga momenti i ndodhjes së shkeljes së supozuar që lidhet me administrimin e numërimit në QNR.

Sipas rezultateve të përmbledhura, Vetëvendosje ka fituar 51.11 për qind, apo 57 mandate në Kuvend, PDK ka siguruar 20.19 për qind apo 22 mandate, pasuar nga LDK-ja me 13,23 për qind apo 15 mandate dhe AAK-ja me 5.50 përqind apo 6 mandate.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *