Kosovë Kronikë Policore Lajme

Fund tragjik i udhëtimit drejt shtëpisë: Humb jetën fëmija shqiptar pas aksidentit në Gjermani

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e aksidentit të ndodhur më datën 7 janar në  Waldshut-Tingen në Gjermai, afër kufirit me Zvicrën, ku u përfshi një familje pesëanëtarëshe shqiptare.

Familja, me origjinë nga Rahoveci, po kthehej nga Kosova kur makina e tyre u aksidentua pak minuta para mbërritjes në destinacionin e tyre. Në automjet ndodheshin prindërit dhe tre fëmijë të vegjël, shkruan Kosova Free Voice Agency.

Lajmi për vdejen e fëmijës u konfirmua nga një familjar përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku shprehej dhimbja e thellë për këtë humbje të parakohshme dhe tronditëse.

Familjarët bënë me dije se detajet lidhur me ceremoninë mortore do të njoftohen në ditët në vijim.