Zjarri në fabrikën në Gjakovë, “Comodita”: U përfshi një pjesë, nuk ka të lënduar

Pas zjarrit të madh që sot përfshiu pjesë të fabrikës “Comodita” në Gjakovë, kompania ka bërë reagim zyrtar.

“Comodita Home” ka njoftuar se një pjesë e fabrikës në Gjakovë është kapluar nga flakët, por punëtorët janë evakuuar në kohë dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet policore dhe njësitë e zjarrfikësve për të lokalizuar zjarrin. Aktualisht ende nuk janë konstatuar shkaqet e ndezjes dhe nuk mund të përllogaritet vlera e dëmit material,” thuhet në njoftimin e kompanisë.

Comodita Home ka falënderuar për intervenim të shpejtë Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e FSK-së, kryetarin e Gjakovës, drejtorin e AME-së, njësitë e zjarrfikësve nga Gjakova, Prizreni, Juniku, Deçani dhe Rahoveci, si dhe pjesëtarët e KFOR-it dhe të FSK-së për gatishmërinë e treguar për ndërhyrje.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *