Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin e madh që ka përfshirë fabrikën “Comodita” në Gjakovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar nga ky zjarr.
Ai ka deklaruar për Gazetën Online Reporteri.net se njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.
“Zjarri është i përmasave të mëdha dhe ekipet emergjente vazhdojnë punën për ta vënë situatën nën kontroll. Deri në këto momente, bazuar në informatat e pranuara, nuk raportohet për pasoja në njerëz, megjithatë verifikimi i plotë i situatës dhe i pasojave eventuale do të bëhet pas shuarjes së plotë të zjarrit”, ka deklaruar Elezaj.







