Reuters raporton live nga Kosova: Përmbytje të rënda në disa zona, lumenjtë dalin nga shtrati

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters raportoi live me pamje nga droni për përmbytjet e rënda në Kosovë, që kanë përfshirë disa komuna të vendit.

“Pamjet nga droni tregojnë përmbytje të rënda në Kosovë. Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të rënda dhe ndërprerje të energjisë elektrike, me shërbimet e emergjencës që po reagojnë ndaj incidenteve në mbarë vendin”, thuhet në përshkrim.

Disa zona të vendit janë përfshirë nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura dhe daljes së lumenjve nga shtretërit e tyre.

Situata paraqitet e rëndë veçanërisht në disa fshatra të Malishevës, Drenasit, Skënderajt e Gjakovës, ku uji ka mbuluar shtëpi dhe toka bujqësore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke i detyruar disa familje të evakuohen.

VIDEO

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *