Kronikë Policore Lajme

Prokuroria e Prizrenit aksion në orët e mëngjesit në disa qytete të Kosovës

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit janë duke realizuar një aksion të madh në disa qytete të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Ndërkohë, siç raporton Betimi për Drejtësi deri më tani të arrestuar janë disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës.

Ende nuk janë dhënë detaje më të hollësishme.