Komuna e Rahovecit fillon vlerësimin e dëmeve nga reshjet

Komuna e Rahovecit, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka nisur regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve nga reshjet, përkatësisht vërshimet.

“Ftohen të gjithë qytetarët që janë prekur nga përmbytjet të paraqesin kërkesën e tyre te komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve në administratën komunale të Rahovecit, më së largu deri më 14 janar 2026”, thuhet në njoftim transmeton KFVA.

Tutje në njoftim thuhet se pas paraqitjes së kërkesës, komisioni komunal do t’ju kontaktojë dhe ekipi përkatës do të dalë në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve.

Dokumentet e nevojshme që duhet të dorëzohen:

▪️Kërkesa (t’i bashkëngjiten edhe fotografitë me ngjyra);

▪️Kopja e letërnjoftimit;

▪️Konfirmimi i llogarisë bankare.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin!

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *