I dolën fotot me serben në Zvicër, reagon Kusari – Lila: Unë më Fitore Pacollin kemi mbrojtur Republikën e Kosovës

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar ndaj, siç i quan ajo, aludimeve dhe pretendimeve për takime të fshehta me Serbinë, duke sqaruar se takimet e organizuara nga Center for Inclusive Governance (CIG) janë transparente dhe zhvillohen prej vitesh me pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare.

Në një postim në Facebook, Kusari-Lila ka theksuar se këto takime organizohen që nga viti 2010, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me mbështetje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës.

Sipas saj, në to kanë marrë pjesë përfaqësues nga spektri i gjerë politik i Kosovës dhe Serbisë, si nga pozita ashtu edhe nga opozita, si dhe përfaqësues të vendeve të QUINT-it dhe të MPJ-së së Zvicrës.

Ajo ka sqaruar se takimet nuk janë të fshehta, nuk kanë karakter negociues dhe nuk merren vendime në to.

“Takimet e organizuara nga CIG (Center for Inclusive Governance), me seli në SHBA dhe të mbështetura nga Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës, zhvillohen që nga viti 2010. Në to kanë marrë pjesë në vazhdimësi përfaqësues të spektrit të gjerë politik nga Kosova dhe Serbia, si nga pozita ashtu edhe nga opozita, me prani të përfaqësuesve të vendeve të QUINT-it dhe të MPJ-së së Zvicrës.”, ka shkruar ajo.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *