FC Drenica bën thirrje për ndihmë pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut

Klubi i Futbollit Drenica ka publikuar një apel për solidaritet dhe mbështetje, pas dëmeve të mëdha që reshjet e fundit kanë shkaktuar në fushën e stadiumit të tij, duke e bërë të papërdorshme për stërvitje dhe zhvillimin e ndeshjeve.

Sipas klubit, gjatë muajve të fundit janë bërë investime të konsiderueshme për përmirësimin e infrastrukturës sportive, por reshjet e dendura kanë shkatërruar punën e kryer me përkushtim dhe sakrificë. FC Drenica ka publikuar video që tregojnë gjendjen e fushës para dhe pas dëmeve, duke ilustruar seriozitetin e situatës.

Klubi i është drejtuar institucioneve të Republikës së Kosovës, në veçanti Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke kërkuar përkrahje urgjente për rikthimin e stadiumit në funksion dhe për sigurimin e vazhdimësisë së garave në kampionat. Pa ndihmën institucionale, sipas klubit, ekziston rreziku që rrugëtimi sportiv i ekipit të vihet në pikëpyetje.

Përveç ndihmës institucionale, FC Drenica bën thirrje për mbështetje edhe nga tifozët, komuniteti sportiv dhe gjithë dashamirësit e futbollit, duke theksuar se klubi është pjesë e historisë dhe identitetit sportiv të rajonit.

“Me ndihmën e të gjithëve, shpresojmë të ngrihemi sërish dhe t’u ofrojmë lojtarëve tanë kushtet që meritojnë. Kërkojmë përkrahje për të përmirësuar infrastrukturën në mënyrë të qëndrueshme, për të tashmen dhe të ardhmen, për fëmijët tanë dhe brezat që vijnë”, thuhet në apelin e klubit.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *