Aksioni në Prizren, Kryeprokurori: Dëmi ndaj BKS-së mbi 1 milion euro, transaksioni më i lartë 68 mijë euro

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka mbajtur konferencë për media pas aksionit të sotëm në Prizren lidhur me dyshimet për keqpërdorimit në Byronë Kosovare të Sigurimeve.

Kryeprokurori Kryeziu bëri të ditur se aksionit të sotëm i kanë paraprirë veprime hetimore të shumta nga marsi i vitit 2025 kur jemi ngarkuar me këtë rast.

Ai bëri të ditur se 39 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 7 prej tyre që kanë qenë pjesë e hetimeve, ndodhen jashtë Kosovës. Kryeziu theksoi se cak i hetimeve janë Ish-drejtori ekzekutiv i BKS-së si dhe ish-Drejtori i Financave të këtij institucioni.

“Bëhet fjalë për keqperdorimet në Byronë Kosovare të Sigurimeve. Cak i hetimeve ne mesin e hetimeve jane ish drejtori ekzekutiv i BKS-së dhe ish Drejtori i Departmentit financiar i BKS-së, duke keqpërdorur autorizimet që i janë besuar nga BKS-ja ju kanë mundësuar personave të ndryshëm dhe vetvetes të bartin transaksione të ndryshme ku kanë arritur përfitime të medha për vete dhe i kanë shkaktuar dëm BKS. Kanë keqpërdorur autorizimet ekonomike dhe kanë përpiluar dokumente të falsifikuara të cilat ne kemi vlerësuar që ato i kanë përdorur të mirëqena dhe i kanë shkaktuar dëm BKS-së prej 1 milion e 43 mijë euro”, tha Kryeziu.

Sipas tij, janë siguruar 166 transkaksione të dyshimta, dhe 25 prej tyre kanë të bëjnë me 12 persona. Ai tha se transaksioni më i lartë është 68 mijë euro, ndërsa ai më i vogli është 6 mijë e 800 euro.

“Kemi arritur të sigurojmë 166 transaksione të dyshimta. ne mesin e tyre 25 transaksione kanë të bëjnë me 12 persona më të cilët kanë arritur ujdi fiktive jashtëgjyqësore, kinse për përfaqësim si të autorizuar të personave që më herët kanë pasur aksidente ne komunikacion. Edhe transkasione tjera të personave të ndryshëm pa asnjë dokument dhe kanë bartur shuma të ndryshme, më e larta ka qenë 68 mijë euro, me e vogla 6 mijë e 800 euro”, tha Kryeziu.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *