Aksioni i madh për keqpërdorimet në BKS, kryeprokurori i Prizrenit thërret konferencë për media

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu së bashku me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, që ka të bëjë me keqpërdorimet në Byronë Kosovare të Sigurimeve.

Konferenca është paralajmëruar të mbahet në ora 14:00.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu së bashku me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot (08 Janar 2026) konferencë për media lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, që ka të bëjë me keqpërdorimet në Byronë Kosovare të Sigurimeve. Konferenca do të mbahet në orën 14:00, në objektin e Prokurorisë Themelore në Prizren, kati tretë, Salla e Takimeve”, thuhet në njoftim.

Një aksion i madh  u zhvillua sot në disa komuna të Kosovës, i udhëhequr nga Prokuroria e Prizrenit. Në aksion morën pjesë numër i konsiderueshëm i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Siç është bërë e ditur deri më tani, në pranga të policisë kanë rënë dy ish zyrtarët e BKS-së, Sami Mazreku, ish-drejtor dhe ish-drejtori i Financave, Valon Berisha.

Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) ka njoftuar se aksioni i drejtuar nga Prokuroria Themelore në Prizren, është iniciuar nga vetë BKS-ja në cilësinë e palës së dëmtuar, si rezultat i konstatimeve të identifikuara në raportin e Auditimit të Brendshëm.

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *