400 policë u angazhuan në aksionin e sotëm – gati 24 mijë euro të sekuestruara, armë, ari e pajisje elektronike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka njoftuar se aksioni i nisur mëngjesin e sotëm lidhur me dyshimet për keqpërdorime në Byronë Kosovare të Sigurimeve, ka përfunduar me arrestimin e 39 persona, mes tyre dy zyrtarë të BKS-së.

Kryeziu tha se target kanë qenë 46 persona dhe se 7 prej tyre ndodhen jashtë Kosovës.

“Ne kemi arritë t’i arrestojmë 39 persona, përderisa 7 prej tyre rezultojnë se janë jashtë Kosovës. Mirëpo veprimet hetimore ndaj tyre nuk do të ndalen”, tha ai.

Kryeziu bëri të ditur se në aksionin e sotëm janë sekuestruar 23 mijë e 800 euro, ari, aksesorë, orë dore, armë, pajisje elektronike.

“Deri në këtë fazë kemi siguruar 166 transaksione të dyshimta, në mesin e  tyre 25 kanë të bëjnë me 12 persona me të cikët kanë arritur ujdi fiktive jashtëgjyqësore, kinse si përfaqësues të personave që më herët kanë pasur aksidente në komunikacion dhe i kanë kompensuar në vitin 2022 dhe 2023 përderisa personat tjerë veçse kanë qenë të kompensuar në vitet e mëhershme në vitin 2016 dhe 2017.  Edhe 141 transaksione tjera te persona të ndryshme pa asnjë dokument të vetëm. Shuma më e vogël e transaksioneve ka qenë 6 mijë  e 800 euro, ndërsa më e larta 68 mijë. Aksioni i cili ka përfshirë gjithë territorin e Republikës së Kosovës, nuk ka pasur regjion që nuk ka pasur bastisje dhe kontroll dhe arrestime në ditën e sotme. Të holla të sekuestruara në aksionin e sotëm janë 23 mijë e 800 euro, ari, aksesorë, orë dore, armë, pajisje elektronike dhe kemi arritur t’i bllokojmë të hollat prej 1 milion e 300 mijë e 886 euro.

Kemi qenë në terren 8 prokurorë, dhe kemi pasur njësite të shumta policore, rreth 400 zyrtarë policorë”, bëri të ditur ai në konferencën për media.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *