Vazhdon gara për Kuvend: LDK-ja e kthen ulësen që ia mori PDK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet nga zgjedhjet e 28 dhjetorit nga numërimi i pjesës së dytë të votave me postë i cili aktualisht po vazhdon. Numërimi i këtyre votave ka ndikuar që Lidhja Demokratike e Kosovës ta rikthej ulësen e 15 në Kuvendin e Kosovës.

Nga kjo parti aktualisht Fadil Hadërgjonaj ka arritur të zë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Deri tani ai ka marrë 17 mijë e 397 vota.

Nga 14 deputet sa kishte të hënën, LDK tani ka një më shumë, 15.

Në anën tjetër, një deputet më pak tani figuron në Partinë Demokratike të Kosovës.

Bëhet fjalë për Bekim Haxhiun, i cili ditën e djeshme veçse figuroi në listën e deputetëve të kësaj partie, deri në ato momente të numërimit.

Kandidati për deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu aktualisht ka 20 mijë e 928.

Nga numërimi i deritanishëm, nga rezultatet e përmbledhura nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje del të jetë e para me 50.82% apo 477 mijë e 145 vota dhe me 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 20.34% apo 191 mijë e 20 vota dhe me 22 ulëse në Kuvend.

Lidhje  Demokratike e Kosovës ka marrë deri tani 13.28% apo 124 mijë e 704 vota, dhe ka siguaruar deri në këtë pikë të numërimit, 15 ulëse.

Me 5.51% apo 51 mijë e 777 vota është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me gjashtë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *