Reduktime të ujit mbi 5 orë në këto dy komuna dhe këtë lagje të Prishtinës, shkak turbullirat

KRU “Prishtina” ka paralajmëruar se në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e lagjes Kalabria do të ketë reduktime në furnizimin me ujë nga ora 10:30-17:00, shkaku i turbullirave si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, shkruan KFVA.

Këto zona do të furnizohen me ujë nga ora 17:00-22:00.

Në njoftim thuhet se ndikime mund të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

“Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat. Me ITU Albanik dhe Badoc po trajtohet ujë me kapacitet maksimal”, thuhet në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *