Paralajmëron AME: Situata me vërshimet mund të përkeqësohet në rast të reshjeve të reja

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka paralajmëruar se situate me vërshimet mund të përkeqësohet, në rast të reshjeve të reja, megjithatë rreziku aktual vlerësohet i menaxhueshëm, me kapacitete të mjaftueshme reagimi, shkruan KFVA.

Në njoftimin e AME’së bëhet e ditur se zona e Anadrinisë, Komuna e Prizrenit në të dyja anët e rrjedhës së Drinit është përmbytur.

“Rruga Gjonaj -Krajk e bllokuar shkaku i daljes  se drinit bardhe në rruge, sipas policise në nivel mbi 1.5 m e dalun ne rruge Gjonaj – Krajk, Komuna e Prizrenit. Në pjesën tjetër të vendit, gjendja është stabile dhe nën monitorim të vazhdueshëm”, theksohet në njoftim.

Agjencia ka thënë se njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, në koordinim me Qendrën Operative të Agjencise, strukturat komunale, janë të angazhuara në: Koordinimin e mbështetjes qeveritare, në intervenime për pompim të ujit, sigurim të objekteve të rrezikuara, dhe monitorim të pikave kritike.

“Numri unik emergjent 112 është funksional dhe në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftim,

Në fund u është bërë apel qytetarëve që të shmangin zonat e rrezikuara, të ndjekin njoftimet zyrtare dhe çdo rast emergjent ta raportojnë në numrin 112.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *