Brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar publikisht përçarjet ku politikanët brenda kësaj partie po e shohin njëri tjetrin “kundërshtar politik”, shkruan Gazeta KFVA.
Të paktën kështu e ka quajtur Sokol Havolli bashkëpartiaken e saj Shqipe Pantina ku është shprehur se kjo e fundit ia dha “një goditje” LDK’së.
“Çka të duhen kundërshtarë politik kur disa janë brenda? Shqipe Pantina pas çdo dështimi politik personal dhe përfaqësimit të munguar, sonte ia dha edhe një goditje LDK-së. A je mirë? Apo kaq të ka mjaftu? Pfff…”, u shpreh Havolli.
Ndërkaq kujtojmë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit LDK shënojë rënie të papritur në vota rreth 52 mijë vota më pak, apo minus pesë vende në Kuvendin e Kosovës nëse krahasohen dy palë zgjedhjet parlamentare të mbajtura këtë vit.






