Ka ngelur vetëm një pjesë e votave me postë për t’u numëruar që të përfundojë procesi i numërimit të votave të 28 dhjetorit.
Një mandat vazhdon të qëndrojë në lojë dhe mund të kalojë nga një parti në tjetrën, në bazë të trendit aktual.
Sipas Eugen Cakollit nga Demokracia në Veprim, janë edhe rreth 14 mijë vota me postë ende për t’u numëruar dhe kjo ulëse mbetet ende në lojë.
Sipas trendëve të deritashme, sipas Cakollit, LDK-ja mund ta rikthejë ulësen e 15-të nga PDK-ja e cila do të rikthehej sërish në 22.
Në anën tjetër, sipas tij VV-ja si fituese e zgjedhjeve e ka të vështirë ta mbërrijë ulësen e 58-të veçse nëse merr mbi 80 për qind të votave të mbetura.
Ditën e djeshme pas votave të personave me nevoja të veçanta, ka përfunduar edhe numërimi i votave me kusht. Ndërkohë, Në QNR po vazhdon numërimi i pjesë së dytë të votave me postë. Bëhet fjalë për fletëvotimet nga votimi përmes postës të tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026 nga kutitë postare jashtë Kosovës.
Nga të dhënat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të siguroj 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës tashmë veçse ka 23 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 14. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka gjashtë ulëse në këtë legjislaturë të re.






