Vërshime në Gjakovë, evakuohen familje në disa lagje – Shtabi Lokal për Menaxhimin e Krizave në terren

Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, lumenjtë në komunën e Gjakovës kanë shkaktuar vërshime në disa zona të caktuara.

Për menaxhimin e situatës është formuar Shtabi Lokal për Menaxhimin e Krizave, me pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve përkatëse.

Në disa lagje, përfshirë Dardania, Brekoci dhe Fshatin e Gjelbërt, janë kryer evakuime të familjeve të prekura. Komuna po kujdeset për strehimin e përkohshëm të tyre në banesat sociale.

Zjarrfikësit dhe ekipet emergjente janë në terren gjatë gjithë kohës për të ndihmuar qytetarët, ndërsa kompania “Çabrati” po punon për pastrimin e urave dhe zonave më problematike. Policia e Kosovës monitoron situatën dhe konfirmon se gjendja është nën kontroll, me dëme vetëm materiale dhe pa viktima.

Postimi i plotë:

Njoftim nga komuna e Gjakovës për gjendjen aktuale
Si pasojë e reshjeve të shumta, lumenjtë në territorin e komunës së Gjakovës kanë shkaktuar vërshime në disa zona të caktuara. Për menaxhimin e situatës tashmë është formuar Shtabi Lokal për Menaxhimin e Krizave, me pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve përkatëse.
Në disa lagje, si Dardania, Brekoci dhe Fshati i Gjelbërt, janë kryer evakuime të familjeve të prekura. Për familjet që kanë nevojë për strehim, komuna po kujdeset duke i akomoduar përkohësisht në banesat sociale.
Zjarrfikësit janë në terren gjatë gjithë kohës duke ndihmuar qytetarët, ndërsa kompania “Çabrati” po merret me pastrimin e urave dhe zonave më problematike. Situata po monitorohet edhe nga Policia e Kosovës, e cila konfirmon se gjendja është nën kontroll dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Të gjitha ekipet emergjente janë në gjendje gatishmërie. 24 orët e ardhshme pritet të jenë më të ndjeshme, prandaj apelojmë tek qytetarët:
– Të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet pranë lumenjve.
– Të jenë vigjilentë dhe për çdo problem të njoftojnë ekipet emergjente, Policinë apo Zjarrfikësit.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *