Presidentja në detyrë e Venezuelës kërkon bashkëpunim me qeverinë amerikane

Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodriguez, ftoi qeverinë e SHBA-së të bashkëpunojë në një agjendë bashkëpunimi, në një deklaratë në mediat sociale që pati një ton pajtues pas arrestimit të Presidentit Nicolas Maduro nga SHBA-ja.

Ajo tha se Venezuela “aspiron të jetojë pa kërcënime të jashtme” dhe se donte t’i jepte përparësi lëvizjes drejt marrëdhënieve të ekuilibruara dhe respektuese me Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters.

“Një mesazh nga Venezuela për botën dhe për Shtetet e Bashkuara: Venezuela riafirmon angazhimin e saj për paqe dhe bashkëjetesë paqësore. Vendi ynë aspiron të jetojë pa kërcënime të jashtme, në një mjedis respekti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Ne besojmë se paqja globale ndërtohet duke garantuar së pari paqen brenda secilit komb.

“Ne i japim përparësi lëvizjes drejt marrëdhënieve ndërkombëtare të balancuara dhe respektuese midis Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës, dhe midis Venezuelës dhe vendeve të tjera në rajon, të bazuara në barazi sovrane dhe mosndërhyrje. Këto parime udhëheqin diplomacinë tonë me pjesën tjetër të botës.

Ne e ftojmë qeverinë e SHBA-së të bashkëpunojë me ne në një axhendë bashkëpunimi të orientuar drejt zhvillimit të përbashkët brenda kornizës së së drejtës ndërkombëtare për të forcuar bashkëjetesën e qëndrueshme të komunitetit. Presidenti Donald Trump, popujt tanë dhe rajoni ynë meritojnë paqe dhe dialog, jo luftë. Ky ka qenë gjithmonë mesazhi i Presidentit Nicolás Maduro dhe është mesazhi i të gjithë Venezuelës tani. Kjo është Venezuela në të cilën besoj dhe të cilës i kam kushtuar jetën time. Unë ëndërroj për një Venezuelë ku të gjithë venezuelianët e mirë mund të bashkohen. Venezuela ka të drejtën për paqe, zhvillim, sovranitet dhe një të ardhme”, thuhet në deklaratë.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *