Përmbytjet në Rahovec, Kryetari Latifi: Gjendja është e menaxhueshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi pas përmbytjeve në qytetin që ai e drejton ka thënë se situata është e menaxhueshme, shkruan KFVA.

Ai ka theksuar se që në orët e hershme të mëngjesit janë koordinuar të gjitha ekipet në terren për të përballuar këtë situatë dhe për të minimizuar pasojat për qytetarët.

Reagimi:

Të nderuar qytetarë,

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, janë shkaktuar vërshime në disa vendbanime të komunës së Rahovecit.

Që nga orët e hershme të mëngjesit, bashkë me ekipin tim dhe në koordinim të plotë me të gjitha ekipet komunale, shërbimet emergjente dhe kompani private, jemi në terren për ta përballuar këtë situatë dhe për të minimizuar pasojat për qytetarët tanë, duke vepruar me prioritet aty ku gjendja paraqitet më e rënduar.

Aktualisht, gjendja është e menaxhueshme, ndërsa po përpiqemi të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta lehtësuar situatën dhe për të ofruar mbështetjen e nevojshme.

Ftoj qytetarët që kanë pësuar dëme nga vërshimet t’i paraqesin kërkesat e tyre te komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve, në mënyrë që të bëhet evidentimi dhe vlerësimi sipas procedurave ligjore.

Çka varet prej nesh po përpiqemi ta bëjmë krejt çka është e mundur: të jemi sa më pranë qytetarëve!

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *