Pas Malishevës, edhe Juniku shpall gjendje të jashtëzakonshme

Situata me vërshimet dhe përmbytjet në vend sa shkon dhe rëndohet.

Komuna e Junikut ka njoftuar se ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Në një njoftim zyrtar, Komuna bën me dije se ka formuar shtabin emergjent.

“Në këtë kuadër, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 shtyhet deri më 12.01.2026.

I lusim qytetarët për kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

Ditët e humbura të mësimit do të kompensohen” thuhet në njoftim.

Pak më herët, edhe Komuna e Malishevës shpalli gjendje të jashtëzakonshme.

“Që nga orët e mesnatës, Komuna jonë po përballet me një situatë të rënduar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të territorit tonë. Si Kryetar i komunës, që nga momentet e para jam në terren bashkë me ekipet emergjente të shpëtimit, strukturat komunale, zjarrfikësit dhe Policinë e Kosovës, duke monitoruar nga afër situatën dhe duke koordinuar veprimet për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe minimizimin e dëmeve”, ka deklaruar kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati./

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *