Osmani për vërshimet: Kam komunikuar me kryetarët e komunave, situata kërkon kujdes maksimal – FSK’ja në gatishmëri

Presidentja Vjosa Osmani ka dalë me reagim pas situatës me vërshimet që po përballen disa komuna të vendit.

Osmani ka thënë se gjatë ditës ka qenë në komunikim me kryetarët e komunave të prekura, duke shtuar se FSK është në gatishmëri për ofrimin e mbështetjes së menjëhershme nëse paraqitet nevoja, shkruan KFVA.

E para e vendit ka deklaruar se situata kërkon kujdes maksimal, teksa u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë vigjilencë dhe të respektojnë me përpikëri udhëzimet e institucioneve kompetente.

“Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave po punon pareshtur bashke me organet e rendit. Falënderoj edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës për gatishmërinë e plotë për ofrimin e mbështetjes së menjëhershme, duke vënë në dispozicion kapacitetet e saj njerëzore dhe logjistike, nëse paraqitet nevoja”, ka shkruar Osmani.,

Ajo ka shprehur mirënjohje për të gjitha institucionet dhe qytetarët që, përballë reshjeve të dendura dhe vërshimeve të sotme, po reagojnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe solidaritet në mbrojtjen e jetës dhe pronës.

Deri tash, Juniku dhe Malisheva kanë shpallur gjendje emergjente pas vërshimeve.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *