Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka dërguar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Hagës, ku në parashtresë theksohet se Hashim Thaçit i janë shkelur të drejtat elementare të njeriut, në rastin e dytë për pengim të drejtësisë, transmeton Gazeta KFVA.
Avokatët kanë përmendur të drejtat që ka Thaçi për privatësi, dhe faktin se me vendimet e gjyqtarëve, atij i janë incizuar fshehtas bisedat, dhe i janë marrë pajisjet personale.
Në këtë parashtresë përmenden emrat e gjyqtares Judge Marjorie Masselot dhe gjyqtarit Judge Nicolas Guillou që nxorën urdhra që mundësonin sekuestrimin dhe kontrollin e kompjuterit të isgh Presidentit si dhe nxjerrjen e të dhënave prej tij, të cilat përfshinin shkrimet e tij personale.
Avokatët kanë përmendur të drejtat që ka Thaçi për privatësi, dhe faktin se me vendimet e gjyqtarëve, atij i janë incizuar fshehtas bisedat, dhe i janë marrë pajisjet personale.
“Më qartë, si Gjyqtar i Vetëm dhe Gjyqtar i Procedurës Paraprake, si Gjyqtarja Masselot ashtu edhe Gjyqtari Guillou dhanë urdhra që mundësonin regjistrimin e fshehtë të bisedave private të Z. Thaçi dhe aksesin në këto biseda nga ZPS-ja dhe të tjerët. Ata gjithashtu nxorën urdhra që mundësonin sekuestrimin dhe kontrollin e kompjuterit të Z. Thaçi, si dhe nxjerrjen e të dhënave prej tij, të cilat përfshinin korrespondencën dhe shkrimet e tij personale”, thuhej në Parashtresë.






