Faton Peci: Nëse nuk zgjedhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje – ky s’është kërcënim

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, njëherësh njëri nga kryetarët e Guxo, është deklaruar lidhur me çështjen e presidentit, temë kjo shumë e përfolur pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe mundësisë për një tjetër proces zgjedhor në muajin mars.

Peci i prerë tha se nëse Kuvendi i Kosovës nuk arrin ta zgjedhë presidentin e shtetit më 4 mars, vendi do të shkojë në zgjedhje.

Kur u pyet nëse mund të quhet kërcënim kjo deklaratë e thënë edhe nga kolegët e tij të koalicionit, ai e kishte një përgjigje.

“Çështja e presidentit, ajo që dihet me saktësi, me datën 4 mars, në rast se Kuvendi i Kosovës nuk e zgjedh presidentin/presidenten, vendi shkon në zgjedhje me automatizëm. Ky nuk është kërcënim, veç po konstatoj në aspektin kushtetues dhe ligjor. Nuk është kërcënim. Kuvendi i Kosovës duhet me zgjedh presidentin ma së largu me datën 4 mars. Në rast se më 5 mars, Kosova s’ka president të votuar në Kuvend, me automatizëm, shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.“ – tha Peci në Klan Kosova.

Megjithatë, Peci u shpreh se presidenti do të zgjedhet dhe skena politike do të arrijë ta zgjidh këtë krizë, siç e quajti ai.

“Unë personalisht besoj se kena me zgjedh këtë krizë, fort besoj. Unë vec e tregova atë që është sfidë për Kosovën. Ky është konstatimi, që duhet me qenë të gjithë të vullnetshëm me zgjedh presidentin.

Unë i kom pa disa përfaqësues të partive politike, prej LDK dhe AAK, që kanë me jep kontribut pas zgjedhejeve, mos me lanë Kosovën pa institucione. Politika pa bisedime nuk shkon hiç. Bisedime, negociata, kompromise…” – shtoi tutje.

Se a do të jetë Vjosa Osmani presidente, Peci tha se çështja është në duart e Osmanit dhe Kurtit.

“Cështja përcaktohet në takimin Vjosa – Albini dhe gjithçka qartësohet.”.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *