Kosovë Lajme

Elezaj: Situatë e rënduar në Klinë, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka njoftuar se qyteti i tij është në gjendje të rënduar, pas vërshimeve.

Elezaj bëri me dije se janë në terren duke parë nga afër gjendjen e banorëve, teksa pohon se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në pronat publike, ekonomitë familjare dhe biznese, transmeton KFVA.

“Aktualisht jemi duke u marrë me menaxhimin e situatës, e cila paraqitet mjaft e rënduar. Në ditët në vijim do të formohet komisioni për vlerësimin e dëmeve dhe do të kërkohet mbështetje edhe nga institucionet qendrore për kompensimin e dëmeve ekonomike” u shpreh Elezaj.