Kosovë Kronikë Policore Lajme

Ekipet emergjente në Drenas në aksion pas përmbytjeve, shpëtohen disa turistë nga Shkodra

Disa komuna të vendit janë përballur sot me vërshime dhe përmbytje pas reshjeve të mëdha të shiut, në mesin e të cilave edhe Drenasi.

Kanal 10 ka publikuar pamje nga momenti kur ekipet emergjente në këtë komunë kanë shpëtuar nga përmbytja disa turistë nga Shkodra, përcjell KFVA.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, njoftoi më herët se rrugët aktualisht janë të pakalueshme në tri drejtime: Drenas-Komoran, Drenas-Guri i Plakës dhe Drenas-Kroi i Mbretit.