AME: Në Gjakovë është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve – rajonet më të prekura nga vërshimet

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se rajonet më të prekura nga vërshimet janë Fushë Kosova, Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Klina, Mitrovica, Vushtrria, Skënderaj dhe Gjakova, me vërshimenë oborre, bodrume dhe rrugë të caktuara.

Në njoftimin e AME’së bëhet e ditur se në Gjakovë është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve, në koordinim me FSK-në, shkruan KFVA.

“Në shumicën e komunave të tjera, gjendja është relativisht e qetë dhe stabile, në monitorim të vazhdueshëm”, thuhet në njoftim.

Agjencia ka bërë me dije se të gjitha ekipet e forcave te Mbrojtjes dhe Shpëtimit janë në terren dhe situata po monitorohet vazhdimisht nga sistemi i komunikimit emergjent Agjencisë Menaxhimit Emergjent.

AME u ka bërë apel qytetarëve që të mos kalojnë në zona të vërshuara, të raportojnë çdo rrezik në numrin 112 dhe të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *