Vëllai i ish-deputetes së VV-së bëhet sekretar në Ministrinë e Sveçlës, thotë se u transferua përkohësisht në këtë pozitë

Genc Metaj, i cili deri më tani ka drejtuar Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, është transferuar si ushtrues detyre i sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në kuadër të së cilës funksionon agjencia që ai drejton.

Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar vetë Metaj.

“Jam transfer i përkohshëm. Transferimi është bërë para Vitit të Ri.”, tha ai

Metaj, vëllai i ish-deputetes së VV-së, Shqipe Metaj-Isufi, ishte përzgjedhur drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në shtator të vitit 2024.

Ai ka mohuar çdo ndikim të motrës së tij në këtë vendim.

“Po jo bre, çfarti? Çfarë të ndikimi motra jem. Unë kam qenë pjesëtar i MPB. Mos u merrni me asi sene të lutem.”, mohoi Metaj.

Ndërkohë në faqen zyrtare të MPB-së, te seksioni i Sekretarit të Përgjtishëm, ende nuk figuron ndonjë e dhënë për transferimin e tij. Aty shfaqet vetëm numri konktaktues i Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…

    Lini një Përgjigje

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *